Sport

Pep Guardiola 'emërton' pasardhësin e tij: "Ky do jetë trajneri i ardhshëm i Man.Cityt"

Sipas gazetës ‘Telegraph’, katalanasi e ka thënë këtë pas një ndeshjeje ndaj Brighton

20 Tetor 2023, 17:29 Nga DOSJA
Pep Guardiola 'emërton' pasardhësin e tij: "Ky do

ANGLI - “Ky është trajneri i ardhshëm i Manchester Cityt ”, sipas The Telegraph, ishte ajo që tha Pep Guardiola në maj, pasi “Qytetarët” u përballën me Brighton në shtëpi.

Sipas gazetës angleze, trajneri spanjoll e ka komentuar këtë në tunelin e dhomës së zhveshjes para se gjyqtari të fishkëllej fillimin e asaj ndeshje. Ai e tha për De Zerbin, të cilin e la të kalonte fillimisht në dhomat e zhveshjes, se ishte trajneri i duhur që mund të ulej në pankinën e Manchester Cityt.

De Zerbi është një nga trajnerët në modë në moshën 44-vjeçare dhe, sipas teorisë së Pep, ai mund të mbushë boshllëkun që lë në stol nga 2024 dhe 2025.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll