Sport

VIDEO/ Benzema, “i miri dhe i keqi” i Al-Ittihad, francezi i shënoi të dy golat...

Sulmuesi francez ishte personazhi i barazimit 1-1, ai i shënoi një here kundërshtarit, por më pas shkaktoi autogol

20 Tetor 2023, 20:58 Nga DOSJA
VIDEO/ Benzema, “i miri dhe i keqi” i Al-Ittihad, francezi i

ARABIA SAUDITE - Al-Ittihad, i drejtuar nga trajneri portugez Nuno Espírito Santo, nuk shkoi përtej barazimit 1-1 në shtëpinë e Al-Taawon, në një ndeshje të numëruar për turin e 10-të të kampionatit saudit. 

Sulmuesi francez Karim Benzema në minutën e 22-të hapi rezultatin për skuadrën e tij, duke shënuar me kokë, pas një krosimi nga krahu i djathtë i Coronado. 

Por avantazhi i Al-Ittihad ishte jetëshkurtër, pasi po Benzema do të ishte sërish protagonist, duke shënuar golin e gabuar në minutën e 26-të në portën e tij.

Në pjesën e dytë, mysafirët patën mundësi për të arritur tre pikët, por një paraqitje e shkëlqyer e portierit të Al-Taawon pengoi Benzema me shokë të fitonin tre pikët e vlefshme. Al-Ittihad aktualisht ka 20 pikë dhe mund të shkojë në gjashtë pas Al-Hilal të Jorge Jesus.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll