Sport

Oliver Bierhoff fillon punë, kalon në... NFL

Dhjetë muaj pasi la postin e tij si drejtor i përgjithshëm i Federatës Gjermane të Futbollit, Oliver Bierhoff ndryshon profil…

20 Tetor 2023, 19:29 Nga DOSJA
Oliver Bierhoff fillon punë, kalon në... NFL

GJERMANI - Dhjetë muaj pasi dha dorëheqjen si drejtor i përgjithshëm i Federatës Gjermane të Futbollit (DFB) pas fiaskos së Kupës së Botës në Katar, Oliver Bierhoff është kthyer në punë. 

Por, ish-sulmuesi gjerman, në moshën 55-vjeçare, ndryshoi sport: ai u shpall dje si këshilltar i New England Patriots, një nga skuadrat kryesore në NFL, një ligë profesioniste e futbollit amerikan. 

Bierhoff do të marrë përgjegjësitë për aktivitetet e zgjerimit të “Patriotëve” në Gjermani, Austri dhe Zvicër. “Futbolli amerikan është një sport i madh dhe argëtimi më i mirë”, shpjegoi drejtori, i cili me përvojën e tij do të kontribuojë në “krijimin e strukturave profesionale dhe njohurive të sektorit”, veçanërisht në fushën e marketingut, menaxhimit të markës dhe zhvillimit të biznesit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll