Politike

“Më kanë kërcënuar në zyrë”, Ruçi-Hajdarit: Shkresën ia përcolla Lleshajt

28 Tetor 2019, 09:34 Nga DOSJA
“Më kanë kërcënuar në zyrë”,

Tiranë- Deputetja Rudina Hajdari ka deklaruar se është kërcënuar në zyrën e saj. Menjëherë pas kësaj deklarate të fortë ka reaguar edhe kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi, i cili është shprehur se këtë shkresën ia ka nisur ministrit të brendshëm, Sandër Lleshajt.

“Zonja Hajdari, e kam marrë shkresën tuaj, punonjësit e sigurimit do të bëjnë detyrën. Ndërkohe qe e kam përcjellë shkresën dhe sot mund t’i ketë vajtur ministrit të Brendshëm, qe pas kësaj të merren masat për të gjitha shqetësimet që keni ngritur në shkresën tuaj”– tha Ruci.

Në seancën  sotme Rudina Hajdari i ka kërkuar ndihmë kuvendit për sigurinë e saj. Ajo u shpreh në seancë:

“Para pak ditësh u dërgova një shkresë për një kërkesë që të siguronia ambientet e Kuvendit dhe të Kryesisë. Nuk mund të ndodhë sot që deputetët të kërcënohet. E papranueshme që një femër të kërcënohet. Kam pasur raste që në zyrën time më kanë ardhur dhe më kanë kërcënuar. Ka ikur ajo kohë. Ju lutem, merrni masat para se të kemi ndonjë viktimë. Masat të jenë në kryesinë e kuvendit, asnjë deputet nuk duhet të hyjë pa u kontrolluar, të marrë të tjerë dhe të shantazhojë. Ju lutëm të merren masat” deklaroi Rudina Hajdari.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bomba e rudina hajdarit gramoz ruci kërcënohet rudina hajdari bomba e rudina hajdarit gramoz ruci kërcënohet rudina hajdari

Sondazh

Poll

Politike 28 Tetor 2019, 07:01

Tiranë- Në seancën e sotme plenare u diskutua për problemet dhe shqetësimet e qytetarëve shqiptarë, si Reforma Zgjedhore. Kryeministri Edi Rama nuk ishte i pran...