Politike

Pas takimit me Ramën, Albin Kurti i shkon në zyrë edhe Metës, presidenti: Kosova të jetë shembull pozitiv për rajonin

27 Tetor 2019, 18:40 Nga DOSJA
Pas takimit me Ramën, Albin Kurti i shkon në zyrë edhe

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar një takim me kryeministrin e sapozgjedhur të Kosovës, Albin Kurtit.

Në një reagim zyrtar, Meta shkruan se e ka uruar kolegun për suksesin e arritur në zgjedhje.

“Uroj që Kosova të ecë në rrugën e forcimit të institucioneve demokratike, që të jetë një shembull pozitiv në të gjithë rajonin, siç e dëshmoi edhe në zgjedhjet e fundit, për standardet demokratike, por edhe për mirëqeverisjen,”-shkruan Meta.

Postimi i Metës:

Vetëm pak ditë më parë lideri i Lëvizjes VetëVendosje, Albin Kurti zhvilloi një takim me homologun e tij në Shqipëri, Edi Ramën. Pas pesë orësh bashkëbisedime, Rama tha se kishin hapur shumë tema të bashkëpunimit dhe mirëkoordinimit të dy qeverive. Sot Kurti ka takuar edhe Sali Berishën dhe Lulzim Bashën.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike albin kurti ilir meta takimi meta kurti albin kurti ilir meta takimi meta kurti

Sondazh

Poll