Politike

“Albini ia futi Ramës në kokë trutë e gomarit”/ Pedagogu zbardh takimin mes kryeministrit shqiptar dhe Kurtit: Doli kund

28 Tetor 2019, 06:24 Nga DOSJA
“Albini ia futi Ramës në kokë trutë e gomarit”/

Tiranë- Pedagogu Hysamdin Feraj ka zbardhur sipas tij takimin Edi Rama Albin Kurti që u zhvillua pas ditë më parë në Tiranë.

Feraj shprehet se Rama në takim i ka thënë Albin Kuritit se qenka kundër projektit Thaçi-Vuçiç, pra nuk është për copëtimin e Kosovës.  Sipas tij Rama tashmë është kthyer në një gomar, pasi disa kohë më parë kryeministri shqiptar u shpreh se kush e mbështet  projektin e Thaçit është gomar.

“Edi Rama bëhet gomar! Hashim Thaçi (dhe Vuçiçi) mbrojtën një projekt për ndarjen e Kosovës; Kundër këtij projekti doli vendosmërisht Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje!
Projektin e quajtën tradhëti, dhe bashkëprojektuesin Thaçi, tradhëtar; Edi Rama pat thënë: kush e quan Hashim Thaçin tradhëtar, është gomar!”, shprehet ai.

Më tej ai thekson:  “Në fund të fundit, Rama hyri në takim me mendtë e tij dhe doli me mendtë e Albinit; Ose, siç thuhet në shprehjen popullore: Albini ia paska futë Ramës në kokë trutë e gomarit!”

Reagimi:

Edi Rama bëhet gomar!
Hashim Thaçi (dhe Vuçiqi) mbrojtën një projekt për ndarjen e Kosovës;
Kundër këtij projekti doli vendosmërisht Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje!
Projektin e quajtën tradhëti, dhe bashkëprojektuesin Thaçi, tradhëtar;
Edi Rama pat thënë: kush e quan Hashim Thaçin tradhëtar, është gomar!
* * *
Tani i paska thënë Albin Kuritit se qenka kundër projektit Thaçi-Vuçiq: se nuk është për copëtimin e Kosovës;
Pra,
Ose: Edi Rama vetiu qenka bërë gomar!
Ose: Albin Kurti e paska bërë Edi Ramën gomar!
Ose: siç thuhet, Albin Kurti e bën këdo më të mirë, a së paku të flas më mirë dhe siç duhet, edhe pse nuk është bërë më i mirë, etj.
* * *
Vetëm gjykimet analitikë japin të vërteta të domosdoshme:
Në kuptimin e figurshëm, fjala “gomar” ka kuptimin “mendjetrashë”, “budallëk”;
Si shumë fjalë, edhe kjo implikon antonimen, domethënë të kundërtën e vet: mendjehollësinë;
Rama e mban veten për të ditur e mendjehollë;
Pra, Rama e ka mbështetë projektin Thaçi-Vuçiq;
Prandaj vetë projekti nga Thaçi-Vuçiq u bë Thaçi-Rama-Vuçiq.

* * *
Shqetësimi se mos Albini u mashtrua sepse i besoj Ramës është me motiv të mirë;
Por epistemologjikisht është i palegjitimuar:
Kush njeh se Albini nuk është mashtruar nga Aahtisari, Ban Ki Muni, Mogherini, e shumë “koka” të tjera, nuk është i/e legjitimuar të besojë e të shqetësohet se e paska mashtruar Edi Rama;
Në fund të fundit, Rama hyri në takim me mendtë e tij dhe doli me mendtë e Albinit;
Ose, siç thuhet në shprehjen popullore: Albini ia paska futë Ramës në kokë trutë e gomarit!

Më 25 tetor Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe lideri i VV-së Albin Kurti  zhvilluan një takim joformal që zgjati më shumë se pesë orë. Dosja.al mësoi se që në orën 18:30 e deri në orën 23:10 dy liderët shqiptarë u mbyllën në zyrën e Ramës për herë të parë pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë. Mësohet se në fokus të bisedës kanë qenë përplasjet e fundit për çështjen e shkëmbimit të territoreve Kosovë- Serbi dhe minishengeni Ballkanik.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike 5 ore takim rama-kurti albibn kurti edi rama hysamdin feraj 5 ore takim rama-kurti albibn kurti edi rama hysamdin feraj

Sondazh

Poll