Nga Armandi Subashi te Gledian Llatja/ 13 kryebashkiakët që nuk kanë deklaruar shpenzimet e fushatës (TABELA)
Shqipëri- 13 krybashkiakë të Partisë Socialiste nuk kanë deklaruar shpenzimet që kanë bërë si kandidatë në fushatë për zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Në raportin financiar të Partisë Socialistë të Shqipërisë, të dorëzuar në Komisionin Qendror të zgjedhjeve për zgjedhjet e 30 qershorit, në fund ndodhet tabela 4/b me titull “Raportet e Kandidatëve”.

Në këtë tabelë vërehet se kandidatët e PS-së, të cilët aktualisht janë kryetarë të bashkive Durrës, Elbasan, Finiq, Has, Këlcyrë, Malësisë e Madhe, Memaliaj, Pogradec, Poliçan, Përrenjas, Pukë, Shkodër dhe Skrapar nuk kanë deklaruar asnjë shpenzim për fushatën zgjedhore ku nuk merrte pjesë opozita e bashkuar. Ndërkohë, po në këtë tabelë tregohen edhe kandidatët të cilët kanë shpenzuar më shumë. Sipas raportit të depozituar nga PS-ja në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, kandidati që ka shpenzuar më shumë është kryebashkiaku aktual i Vlorës, Dritan Leli, 3.190.641 lekë.
Kandidati i dytë që ka shpenzuar më shumë në fushatën për zgjedhjet e 30 qershorit është Safet Gjici në Bashkinë e Kukësit me 2.844.180 lekë. Dhe në vend të tretë renditët Kandidati i Bashkisë së Lushnjës, Fatos Tushe, i cili ka më shumë se dy mandate me 1.940.000. Ajo që bie në sy është shuma e shpenzuar nga kryebashkiaku aktual i Tiranës, Veliaj, i cili ka deklaruar se ka shpenzuar shumë herë më pak se kolegët e tij në bashki më të vogla. Sipas raportit financiar të PS-së, Veliaj ka shpenzuar vetëm 255.000 lekë.
MONITORIMI I KQZ
Aktualisht, KQZ është në pritje të përfundimit të dorëzimit të raporteve të monitorimit financiar të fushatës dhe raporteve të auditimit financiar, të cilat do të krahasohen me fondet e përfituara dhe të shpenzuara, të deklaruara nga vetë partitë politike. Mësohet se brenda muajit nëntor, KQZ do të publikojë edhe raportet e monitorimit të fushatës zgjedhore të ekspertëve financiarë dhe raportet e auditivit. Kjo do të bëjë të mundur edhe krahasimin e shpenzimeve reale dhe atyre të deklaruara nga subjektet politike, të cilat morën pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit. Ndërkohë, do të ketë edhe mundësi animimi për partitë politike që nuk do të jenë dakord.
Marrë nga Panorama
J.V/Dosja.al
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Sondazh
“Albini ia futi Ramës në kokë trutë e gomarit”/ Pedagogu zbardh takimin mes kryeministrit shqiptar dhe Kurtit: Doli kund
Tiranë- Pedagogu Hysamdin Feraj ka zbardhur sipas tij takimin Edi Rama Albin Kurti që u zhvillua pas ditë më parë në Tiranë.Feraj shprehet se Rama në takim i ka...
Pas fitores, Albin Kurti shkon edhe në zyrën e Berishës: Takim i hapur dhe miqësor!
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka pritur në një takim liderin e Vetëvendosjes dhe kryeministrin e ardhshëm të Kosovës, Albin Kurti.Detajet e takimit...
Ujë e verë, Albin Kurti takon Lulzim Bashën, ‘kokë më kokë’ për 3 orë, çfarë u bisedua (FOTO)
TIRANË- Kreu i Lëvizjes VetëVendosje Albin Kurti është takuar me liderin demokrat Lulzim Bashën.Të dy kanë drekuar së bashku për plot 3 orë, në prani të is...
Pas takimit me Ramën, Albin Kurti i shkon në zyrë edhe Metës, presidenti: Kosova të jetë shembull pozitiv për rajonin
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar një takim me kryeministrin e sapozgjedhur të Kosovës, Albin Kurtit.Në një reagim zyrtar, Meta shkruan se e ka uru...
Takimi me Ramën, Albin Kurti tregon ç’u diskutua kokë më kokë: I kërkova heqjen e taksës tek ‘Rruga e Kombit’
Heqja e tarifës së Rrugës së Kombit është një nga temat për të cilat është diskutuar mes kryeministrit të ardhshëm të Kosovës Albin Kurti dhe kryeministrit të S...
Kërkesat për azil, Kryemadhi bën ‘mea culpa’: Të rinjtë shqiptarë po largohen, politika nuk i jep shpresë
TIRANË– Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka marrë pjesë në Festivalin e Paqes dhe Familjes si temë për Samitin për Paqen në Evropën Juglindore.Në...
Me linja për t’i pasur zili! Politikanët shqiptarë që japin ‘leksione’ për trupin perfekt, peshëngritës, basketboll
TIRANË– Aktiviteti fizik është padyshim shumë i rëndësishëm në jetën tonë, por jo gjithmonë kemi vullnetin e duhur për t’u kujdesur ashtu siç duhet ...
“PD, forcë e parë në sondazhe”, Edvin Kulluri tallet me Lulzim Bashën: Si rritesh kur dështon 3 herë radhazi në zgjed
TIRANË-Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri i është përgjigjur Lulzim Bashës, i cili u shpreh ditën e djeshme se të gjitha sondazhet e ...
Vendimet e zhvillimit tek “Koha për Politikë”/ Grida Duma në një rrëfim ndryshe: Rruga që duhet të ndjekë PD dhe ‘
Tiranë– Grida Duma, ish-deputetja dhe njëherësh anëtare e kryesisë në PD, në një intervistë për Dosja.al ka folur për krizën politike, çështjen e negocia...