Politike

Kërkesat për azil, Kryemadhi bën ‘mea culpa’: Të rinjtë shqiptarë po largohen, politika nuk i jep shpresë

27 Tetor 2019, 18:12 Nga DOSJA
Kërkesat për azil, Kryemadhi bën ‘mea culpa’: Të

TIRANË– Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka marrë pjesë në Festivalin e Paqes dhe Familjes si temë për Samitin për Paqen në Evropën Juglindore.

Në fjalën e saj, Kryemadhi është shprehur se të rinjtë shqiptarë kërkojnë të ikin nga vendi pasi politika nuk i jep shpresë.

Sot të rinjtë shqiptarë po kërkojnë të largohen nga vendi, sepse politika ende nuk po i jep shpresë.  Sot kemi me mijëra fëmijë shqiptarë, që prindërit e tyre, të detyruar nga varfëria, papunësia, pamundësia ekonomike detyrohen të “braktisin” fëmijët në rrugët e qyteteve evropiane, me shpresën që të gjejnë një strehë dhe shkollim nga ligji evropian për përkujdesjen e minorenëve të braktisur.  Zoti i ruajt këta fëmijë dhe i faltë prindërit e tyre, vetëm ata e dinë sesa vuajnë në zemër.  Kjo është një këmbanë alarmi për të gjithë ne. Për ata që duan të dëgjojnë dhe për ata që nuk duan të dëgjojnë,”-tha ndër të tjera Kryemadhi.

Sipas një studimit të INSTAT, vendet e Bashkimit Europian marrin 2,000 kërkesa për azil çdo muaj dhe se me këto ritme Shqipëria “zbrazet” në 70 vite.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike kerkesat për azil monika kryemadhi kerkesat për azil monika kryemadhi

Sondazh

Poll