Politike

28 Tetor 2019, 07:01 Nga DOSJA

Tiranë- Në seancën e sotme plenare u diskutua për problemet dhe shqetësimet e qytetarëve shqiptarë, si Reforma Zgjedhore. Kryeministri Edi Rama nuk ishte i pranishëm në këtë seancë.

Deputetja Rudina Hajdari deklaroi se është kërcënuar në zyrën e saj. E prerë ajo i ka kërkuar Kuvendit që të të marrë masa për sigurinë e deputetëve pa pasur ende ndonjë viktimë. “E papranueshme që një femër të kërcënohet. Kam pasur raste që në zyrën time më kanë ardhur dhe më kanë kërcënuar. Ka ikur ajo kohë. Ju lutem, merrni masat para se të kemi ndonjë viktimë. Masat të jenë në kryesinë e kuvendit, asnjë deputet nuk duhet të hyjë pa u kontrolluar, të marrë të tjerë dhe të shantazhojë. Ju lutëm të merren masat”,  deklaroi Rudina Hajdari. Për këtë Gramoz Ruçi u shpreh se shkresën ia kishte nisur ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj.

Në seancën e sotme nuk kanë munguar edhe debatet mes Gramoz Ruçit dhe Kujtim Gjuzit. Ky i fundit ka deklaruar se është kërcënuar me mesazh në telefon për veshjen në Kuvend. Në seancë nuk munguan as debatet për  Reformën Zgjedhore.

Rendi i ditës:

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bomba e rudina hajdarit kërcënohet rudina hajdari seanca plenare 28 tetor 2019 bomba e rudina hajdarit kërcënohet rudina hajdari seanca plenare 28 tetor 2019

Sondazh

Poll