Politike

Takimi me Ramën, Albin Kurti tregon ç’u diskutua kokë më kokë: I kërkova heqjen e taksës tek ‘Rruga e Kombit’

27 Tetor 2019, 18:27 Nga DOSJA
Takimi me Ramën, Albin Kurti tregon ç’u diskutua kokë

Heqja e tarifës së Rrugës së Kombit është një nga temat për të cilat është diskutuar mes kryeministrit të ardhshëm të Kosovës Albin Kurti dhe kryeministrit të Shqipërisë mbrëmjen e 25 tetorit 2019.

Në një intervistë ekskluzive për Ora News, kryeministri i ardhshëm i Kosovës Albin Kurti zbardhi detaje nga biseda me kryeministrin Edi Rama.

Kryetari i Vetëvendosjes e quan “shumë të rëndë” tarifën dhe angazhohet për një zgjidhje alternative.

Ora News: Po sa i përket ekonomisë, do të doja të ndalesha tek teza juaj për një treg të përbashkët Shqipëri-Kosovë. Ju keni qenë edhe kundërshtar i traut. A ishte pjesë e bisedës, çështja e traut, me kryeministrin Edi Rama?

Albin Kurti: Ne kemi hapur çështjen e bashkëpunimit ekonomik dhe liberalizimit të tregut, dhe heqjen e barrierave tregtare. Dhe unë kam shprehur qëndrimin tonë se ndërkohë që e kemi një kufi të padrejtë administrativ, ta kemi dhe një pengesë shtesë për të cilën duhet të paguash. Është shumë e rëndë për qytetarin shqiptar, prandaj unë angazhohem për një zgjidhje alternative të kësaj. E kemi hapur si temë, por edhe kjo është një temë që nuk e kemi mbyllur. 

Marrë nga Ora News

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike albin kurti edi rama takimi rama kurti taksa e rruges se kombit albin kurti edi rama takimi rama kurti taksa e rruges se kombit

Sondazh

Poll