Politike

Rudina Hajdari plas ‘bombën’: Më kanë kërcënuar në zyrë. Kuvendi të marrë masat para se të ketë ndonjë viktimë

28 Tetor 2019, 09:20 Nga DOSJA
Rudina Hajdari plas ‘bombën’: Më kanë

TIRANË– Deputetja e opozitës së re Rudina Hajdari ka deklaruar sot në Kuvend se është kërcënuar në zyrën e saj.

Hajdari i kërkoi kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçit që të merren masa përpara se të ketë ndonjë viktimë.

“Masat të jenë në kryesinë e kuvendit, asnjë deputet nuk duhet të hyjë pa u kontrolluar, të marrë të tjerë dhe të shantazhojë. Ju lutëm të merren masat” 

“Para pak ditësh u dërgova një shkresë për një kërkesë që të siguronia ambientet e Kuvendit dhe të Kryesisë. Nuk mund të ndodhë sot që deputetët të kërcënohe. E papranueshme që një femër të kërcënohet. Kam pasur raste që në zyrën time më kanë ardhur dhe më kanë kërcënuar. Ka ikur ajo kohë. Ju lutem, merrni masat para se të kemi ndonjë viktimë. Masat të jenë në kryesinë e kuvendit, asnjë deputet nuk duhet të hyjë pa u kontrolluar, të marrë të tjerë dhe të shantazhojë. Ju lutëm të merren masat” deklaroi Rudina Hajdari.

Menjëherë pas kësaj deklarate të fortë ka reaguar edhe kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, i cili është shprehur se këtë shkresë ia ka nisur ministrit të brendshëm, Sandër Lleshajt.

“Zonja Hajdari, e kam marrë shkresën tuaj, punonjësit e sigurimit do të bëjnë detyrën. Ndërkohe qe e kam përcjellë shkresën dhe sot mund t’i ketë vajtur ministrit të Brendshëm, qe pas kësaj të merren masat për të gjitha shqetësimet që keni ngritur në shkresën tuaj”– tha Ruci.

Kohët e fundit, deputetja Rudina Hajdari është përplasur me deputetët për largimin si kryetare e grupit parlamentar.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bomba e rudina hajdarit kërcënohet rudina hajdari seanca plenare 28 tetor 2019 bomba e rudina hajdarit kërcënohet rudina hajdari seanca plenare 28 tetor 2019

Sondazh

Poll

Politike 28 Tetor 2019, 07:01

Tiranë- Në seancën e sotme plenare u diskutua për problemet dhe shqetësimet e qytetarëve shqiptarë, si Reforma Zgjedhore. Kryeministri Edi Rama nuk ishte i pran...