Sport

Manchester United/ Suedezi Victor Lindelöf është i rraskapitur pas sulmit në Bruksel…

Victor Lindelöf është gati të luajë të shtunën për Manchester United, edhe nëse kapiteni suedez doli i “rraskapitur” nga sekuenca ndërkombëtare e shënuar nga sulmi, që ndodhi pak para ndeshjes së përzgjedhjes së tij në Bruksel.

20 Tetor 2023, 15:44 Nga DOSJA
Manchester United/ Suedezi Victor Lindelöf është i rraskapitur

ANGLI - “Ai ishte kapiteni, ai duhej të ishte në vijën e parë dhe të mbante një qëndrim, por ai e përballoi këtë”, - tha të premten trajneri Manchester United, Eric ten Haag. “Ai ishte i rraskapitur më pas, nuk flinte gjithë natën. Ai u kthye dhe dje (e enjte) u kthye në stërvitje”,- shtoi holandezi.

Dy shtetas suedezë u vranë në Bruksel, të hënën në një sulm me armë, pranë qendrës së qytetit, pak orë para ndeshjes kualifikuese të “Euro 2024” mes Belgjikës dhe Suedisë.  Ndeshja u ndërpre përfundimisht në pushim pasi lojtarët u morën vesh për ngjarjet.

“Mendimet tona janë me Victorin, familjet e viktimave dhe viktimat. Victor ka energji dhe është gati për të luajtur këtë ndeshje”,- përfundoi Ten Haag, duke folur në një konferencë për shtyp në prag të udhëtimit të Manchester United në Sheffield të shtunën (21:00).

Pas ndërprerjes së ndeshjes, Lindelöf doli para mediave për të treguar historinë prapa skenave të këtij vendimi, të marrë veçanërisht, pasi suedezët refuzuan të ktheheshin në fushë.

“Ne ishim shumë të qartë, se nuk donim të vazhdonim të luanim dhe lojtarët belgë u pajtuan plotësisht me këtë”,- tha kapiteni suedez. “Ka lojtarë që kanë familje, apo miq këtu dhe ne donim të kujdeseshim për mbështetësit tanë”.

Kjo ndeshje përfundimisht nuk do të riluhet, pasi UEFA ka ratifikuar rezultatin (1-1) si “final”. Kështu, çdo ekipi i ndahet një pikë në klasifikimin e grupit “F”, sipas dëshirës së dy federatave.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll