Sport

I akuzuar për baste të paligjshme klubi e mbron, Tonali është “i disponueshëm” për ndeshjen Newcastle - Crystal Palace...

Sandro Tonali, nën një hetim për baste sportive të paligjshme, është “i disponueshëm” për të luajtur për Newcastle, tha të premten trajneri Eddie Howe. Tekniku gjithashtu sqaroi se klubi do të “përpiqet të japë të gjithë mbështetjen që i nevojitet”.

20 Tetor 2023, 15:01 Nga DOSJA
I akuzuar për baste të paligjshme klubi e mbron, Tonali

ANGLI - I përjashtuar nga grumbullimi i kombëtares italiane gjatë pushimit ndërkombëtar, pasi u mor në pyetje nga policia për baste të mundshme sportive, mesfushori i Newcastle, Sandro Tonali (23 vjeç) është “ i disponueshëm” për pritjen e Crystal Palace,- tha trajneri Eddie Howe këtë të premte.

"Nga ajo që kam parë, ai i menaxhon emocionet e tij në një mënyrë tepër të fortë", por  "brenda, jam i sigurt se ka shumë gjëra,- shpjegoi ai. - Si klub futbolli, ne do ta përqafojmë menjëherë, do ta mbrojmë, do të përpiqemi t'i japim dashurinë dhe mbështetjen që i nevojitet për të gjetur zgjidhje për problemet që ka pasur." 

Howe do të zgjedhë formacionin e tij fillestar, "duke u përpjekur të marrë vendimin më të mirë për ekipin".

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll