Sport

Neuer, i bashkohet Bayern në stërvitje...

‘Viktimë’ e thyerjes së këmbës gjatë skijimit në fund të vitit të kaluar, portieri i Bayern Munichut, Manuel Neuer, më në fund është rikthyer në stërvitje.

20 Tetor 2023, 15:30 Nga DOSJA
Neuer, i bashkohet Bayern në stërvitje...

GJERMANI - Pothuajse një vit pas ndeshjes së tij të fundit, me ngjyrat e Bayernit kundër Schalkes (2-0) , më 12 nëntor 2022, Manuel Neuer u rikthye në stërvitje, njoftoi këtë të premte trajneri i Bayern Munichut, Thomas Tuchel.

“Megjithë euforinë që ndjejmë të gjithë”,- tekniku megjithatë sqaroi se “nuk do të nxitonte në kthimin e tij në formacion. Por më duhet të them se jam jashtëzakonisht krenar për të për mënyrën se si e trajtoi rikthimin e tij”, nënvizoi Tuchel përpara se të shpjegonte se Neuer kishte treguar tashmë “cilësitë e tij të jashtëzakonshme” në stërvitje.

Ndërkombëtari gjerman theu këmbën gjatë skijimit pas Kupës së Botës 2022 në dhjetor.  Rikthimi i tij në garë mund të bëhet për pritjen e Darmstadt, më 28 tetor. Ndërkohë, zëvendësi i tij, Sven Ulreich, do të ruajë vendin në portë për dy ndeshjet e ardhshme jashtë fushe, të shtunën në Mainz me rastin e ditës së 8-të të Bundesligës, më pas të martën, në Galatasaray për Champions League.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll