Sport

Djali 13-vjeçar i Cristiano Ronaldos, nënshkruan kontratë me sauditët e Al Nasr...

Djali 13-vjeçar i Cristiano Ronaldos ka nënshkruar kontratën e tij të parë me Al Nasr. Në Arabinë Saudite tani do të luajnë më shumë se një Ronaldo

20 Tetor 2023, 13:00 Nga DOSJA
Djali 13-vjeçar i Cristiano Ronaldos, nënshkruan kontratë me

ARABIA SAUDITE - Më shumë se një nga familja Ronaldo do të luajë për Al Nasr. Kjo pasi djali 13-vjeçar i yllit portugez nënshkroi një kontratë me skuadrën U-13 të klubit të Arabisë Saudite.

Cristiano Ronaldo Jr. do të nisë stërvitjet në ditët në vijim, ndërsa do të mbajë numrin “7”, ka zbuluar gazetari Fabrizio Romano.

I famshmi CR7 një herë tha: "Djali im më thotë: Babi, prit edhe disa vjet, dua të luaj me ty!" Vlen të theksohet se babë e bir kanë nënshkruar kontratën e tyre të parë në të njëjtën moshë. Sulmuesi i Al Nassr ishte 12 vjeç kur iu bashkua Sportingut në Portugali dhe Ronaldo Jr është 13 vjeç.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll