Sport

Çfarë po ndodh me portierët te Milani? Një 40-vjeçar do të bëjë debutimin e tij…

Stefano Pioli do të duhet t'i japë vendin e titullarit 40-vjeçarit Antonio Mirante, i cili nuk ka luajtur që kur iu bashkua kuqezinjve në tetor 2021.

20 Tetor 2023, 07:17 Nga DOSJA

Çfarë po ndodh me portierët te Milani? Një

ITALI - Portieri i dytë i AC Milan, Marco Sportiello, ka pësuar një lëndim, njoftuan dje drejtuesit e skuadrës italiane. Kjo i shton problemet për postin poshtë portës në klub, përpara ndeshjes në “San Siro” të dielën me Juventusin, pasi titullari Mike Magnan është pezulluar.

Magnan iu dha një karton i kuq në ndeshjen e fundit të Milanit, një sukses 1-0 ndaj Genoas, teksa sulmuesit francez me përvojë iu desh të vishte dorezat e tij në fund të lojës dhe të bënte një pritje heroike. Pas kësaj “penalltie”, pritshmëritë ishin që Sportiello të qëndronte nën kornizë.

Ai erdhi në verë, sin jë lojtar i lirë dhe shënoi një portë të pastër (0-0) ndaj Newcastle United në Champions League, duke luajtur për 9 minuta në vend të Magnanit të dëmtuar.  Dhe më pas në dy ndeshjet e ardhshme të kampionatit Sportiello qëndroi në portë, por tani ai ka një dëmtim muskular.

“Marco Sportiello pësoi një lëndim në pjesën e mesme të muskulit biceps të këmbës së majtë.  Portieri ynë do të duhet të pushojë dhe të rehabilitohet në 10 ditët e ardhshme dhe evolucioni i tij do të monitorohet. Pas kësaj do të jetë i nevojshëm një ekzaminim i ri me rezonancë magnetike bërthamore”,- thuhet në deklaratën zyrtare të “kuqezinjve”.

Në këtë situatë, trajneri i Milanit, Stefano Pioli, do të duhet t'i japë vendin e titullarit 40-vjeçarit Antonio Mirante, i cili nuk ka luajtur që kur iu bashkua klubit në tetor 2021.

Çfarë po ndodh me portierët te Milani? Një

Në dy vitet e fundit, Mirante ka pasur disa minuta reale, pasi zëvendësoi Magnan në minutën e 89-të kundër Veronës në ndeshjen e fundit të sezonit të kaluar. Ndeshja e tij e fundit e plotë ishte në maj 2021 për Romën në UEFA Europa League, gjysmëfinale kundër Manchester United. Në stol do të ulet 19-vjeçari Lapo Nava nga skuadra e të rinjve. Para këtij raundit, AC Milan është në krye të renditjes me 21 pikë, Juventus është i 3-ti me 17 pikë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll