Sport

Festë e lagur dhe... e shtrenjtë: Lojtarët e “Tre Luanëve” shpenzuan 40 mijë euro për të festuar kualifikimin në “Euro 2024”

Ajo u zhvillua në Tape London, një nga baret më të njohura në Londër...

20 Tetor 2023, 09:00 Nga DOSJA
Festë e lagur dhe... e shtrenjtë: Lojtarët e “Tre

ANGLI - Misioni i përmbushur në fushë dhe argëtim deri në agim për të festuar... Kështu e kaluan shumica e lojtarëve anglezë fitoren e së martës ndaj Italisë, e cila i kualifikoi për në “Euro 2024”. 

Sipas ‘The Sun’, futbollistët u mblodhën në Tape London e njohur dhe luksoz, për një festë private, që zgjati deri në orën 6 të mëngjesit dhe që rezultoi me një faturë mbi 40 mijë euro.

Sipas publikimit të lartpërmendur, të pranishëm ishin lojtarë si Jack Grealish, James Maddison, Trent Alexander Arnold, Jude Bellingham, apo Luke Shaw, ndryshe nga Harry Kane, i cili preferoi një festë më private. 

Përveç futbollistëve, festës i është bashkuar edhe boksieri Chris Eubank Jr, në të cilin lojtarët kanë konsumuar shumë alkool... dhe ua ka ofruar edhe tifozëve që po kalonin.

Në Tape London, çdo tavolinë ka një konsum minimal prej 2.300 eurosh dhe shishet me shampanjë nga 700 deri në 1.200 euro dhe madje vodka (Belvedere) për 1.500 euro. Pas kësaj feste private, lojtarët janë shoqëruar nga një ekip sigurie në hotelin Bulgari, në Knightsbridge, ku suitat luksoze kushtojnë 13.1 mijë euro... nata.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll