Sport

Ish-sulmuesi i Tiranës, Petrit Dibra, bashkon legjendat e futbollit shqiptar... (foto-galeri)

Një takim i veçantë, ku për disa orë figure e shquara të futbollit shqiptar, kanë diskutuar, duke risjellë në biseda edhe kujtimet e historitë e lavdishme sportive ndër vite.

20 Tetor 2023, 10:39 Nga DOSJA

Ish-sulmuesi i Tiranës, Petrit Dibra, bashkon legjendat e futbollit

TIRANE - Vizita e ish-sulmuesit të njohur të Tiranës, Petrit Dibra në Shqipëri, ka mbledhur bashkë legjendat e futbollit shqiptar dhe veçanërisht ato të klubit bardheblu në një drekë miqësore.

Dibra ka qenë një nga sulmuesit më të spikatur të Tiranës në vitet ‘70-‘80 dhe prej më shumë se 30 vjetësh jeton Spanjë, ku punon si mjek.

Më rastin e vizitës, miqtë e tij i kanë organizuar një drekë festive, ku ishin të pranishëm ish-futbollistë e trajnerë të famshëm si Mirel Josa, Bedri Omuri, Shkëlqim Muça, Edmond Gëzdari, Sulejman Mema, Bujar Kasmi, Millan Baçi, Gut Tafaj, Astrit Nallbani, Luan Metani, Astrit Hafizi, Luan Sengla, Arjan Bimo, Leonard Liti, Ramadan Jashari, Arben Vila, Ilir Muça, Fori Llambi dhe të tjerë.

Një takim i veçantë, ku për disa orë figure e shquara të futbollit shqiptar kanë diskutuar për futbollin, duke risjellë në biseda edhe kujtimet e historitë e lavdishme sportive ndër vite.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll