Sport

Derbi i Liverpoolit bëhet gati: "Anfield", një nga stadiumet më të vështirë për të luajtur”...

Trajneri i Evertonit paralajmëron: "Ne nuk duhet t’i dëgjojmë zhurmën nga tribunat. Duhet të përpiqemi të mos e bëjmë këtë. Është një nga stadiumet më të vështirë për të luajtur larg shtëpisë."

20 Tetor 2023, 11:30 Nga DOSJA
Derbi i Liverpoolit bëhet gati: "Anfield", një nga stadiumet

ANGLI - Trajneri i Evertonit, Sean Dyce, ka pranuar se skuadra e tij do ta ketë të vështirë të fitojnë ndaj Liverpoolit, në derbin e qytetit në xhiron e nëntë të Premierligës angleze, që do të luhet më 21 tetor.

“Nuk do ta dëgjojmë zhurmën nga tribunat. Ne duhet të përpiqemi të mos e bëjmë këtë.  Ky është një nga vendet më të vështira për të luajtur. Na pret një përplasje shumë e madhe dhe duhet të jemi sa më të fokusuar te performanca jonë. Na pret një derbi i vërtetë. Si futbollist kam luajtur disa të tilla”, tha Dyche për mediat të premten, cituar nga Reuters.

Everton është në vendin e 16-të në renditjen provizore në kampionatin anglez, ndërsa Liverpool zë vendin e katërt, me 10 pikë përpara rivalëve vendas. “Reds” janë të pa mposhtur në 18 nga 19 ndeshjet e fundit në ligë.

“Arritja e tyre është shumë e mirë, ata janë një ekip i fortë. Nuk ka asnjë dyshim për këtë. Seria e tyre duhet të ndalet”,- shtoi Sean Dyche.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll