Sport

Pasi gënjeu në Twitter për Gazën, a mundet ta humbasë Benzema shtetësinë?

Vigier tha: “Benzema nuk ka pasur kurrë as më të voglën marrëdhënie me këtë organizatë. Ai zgjodhi të jetojë në Arabinë Saudite, ku organizata në fjalë u klasifikua si terroriste, diçka që Franca nuk e ka bërë kurrë.”

19 Tetor 2023, 21:46 Nga DOSJA
Pasi gënjeu në Twitter për Gazën, a mundet ta humbasë

FRANCE - Këto deklarata mund të kenë pasoja të tmerrshme! Futbollisti i cili mban edhe statusin më i miri në Botë për shkak të trofeut të Topit të Artë, Karim Benzema (35 vjeç) së fundmi u shqetësua dhe si rrjedhojë bëri një postim të rremë për Gazën, duke treguar se në cilën anë është në luftën e organizatës terroriste Hamas me Izraelin – duke zgjedhur anën e sulmuesëve palestinez. Çështja Benzema ka qenë prej kohësh një temë e madhe në politikën franceze!

Per çfarë bëhet fjalë?

Benzema komentoi konfliktin në Lindjen e Mesme në një postim në X (ish-Twitter). Ai shkroi: “Të gjitha lutjet tona për banorët e Gazës, të cilët edhe një herë po bien viktimë e bombardimeve të padrejta që nuk kursejnë as gratë, as fëmijët”.

Ministri i Brendshëm i Francës, Gerald Darmanin, më pas bëri akuza të rënda kundër yllit të Al-Ittihad, duke e akuzuar atë për lidhje me organizatën terroriste Vëllazëria Myslimane në një intervistë televizive për "CNews".

Tani Valérie Boyer, senatorja për departamentin Bouches-du-Rhône, po kërkon që Benzema të humbasë nënshtetësinë franceze nëse vërtetohet se ka lidhje me Vëllazërinë Myslimane. Dhe ai gjithashtu duhet të heqë dorë nga Topi i Artë!

Boyer, e cila është me origjinë tuniziano-algjeriane deklaroi: “Nëse deklaratat e ministrit të Brendshëm janë të vërteta, duhet të mendojmë për sanksione ndaj Karim Benzema. Një sanksion simbolik fillimisht do të ishte tërheqja e Topit të Artë. Pastaj duhet të aplikojmë për humbjen e shtetësisë. Ne nuk mund të pranojmë që një francez i njohur ndërkombëtarisht me shtetësi të dyfishtë mund të çnderojë dhe madje ta tradhtojë vendin e tij në këtë mënyrë.” Ndërkohpë vlen të theksohet se Benzema është me origjinë algjeriane.

Benzema mbrohet kundër akuzave për mbështetje të një organizate terroriste përmes avokatit të tij Hugues Vigier.

Vigier tha: “Benzema nuk ka pasur kurrë as më të voglën marrëdhënie me këtë organizatë. Ai zgjodhi të jetojë në Arabinë Saudite, ku organizata në fjalë u klasifikua si terroriste, diçka që Franca nuk e ka bërë kurrë.”

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll