Sport

Pavarësisht dënimit, Juventusi do t’ia paguajë të plotë rrogën Fagiolit...

Futbollisti i Juventusit, Niccolò Fagioli do të vazhdojë të marrë pagën e tij të plotë nga klubi, pavarësisht se është pezulluar dhe do të qëndrojë jashtë fushave për shtatë muaj, raportojnë mediat italiane.

20 Tetor 2023, 08:00 Nga DOSJA
Pavarësisht dënimit, Juventusi do t’ia paguajë të

ITALI - Futbollisti i Juventusit, Niccolò Fagioli do të vazhdojë ta marrë pagën e tij të plotë nga klubi, pavarësisht se është pezulluar dhe jashtë fushave për shtatë muaj, raportojnë mediat italiane.

Klubi do t'i japë mbështetjen e tij të plotë Fagiolit, i cili ka kaluar në kohë të vështira për shkak të varësisë së tij nga kumari.

“Zonja e Vjetër” ka pasur mundësinë t’i ulë pagën për shkak të pezullimit, madje edhe të ndërpresë kontratën, por asgjë nga këto nuk do të ndodhë.

Fagioli do të vazhdojë të stërvitet normalisht me pjesën tjetër të bashkëlojtarëve nën drejtimin e Massimiliano Allegrit deri në fund të pezullimit.

Kujtojmë, sipas akt-gjykimit, ai do të duhet të shkojë edhe në një qendër rehabilitimi për lojërat e fatit për gjashtë muaj. Mbetet për t'u parë se si do të ndodhë e gjithë kjo kur ai të kthehet në aksion.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll