Sport

Barcelona e shikon yllin argjentinas, si zëvendësues afatgjatë të Lewandowskit…

Xavi dëshiron që Julian Alvarez të luajë për gjigandët katalanas

20 Tetor 2023, 12:30 Nga DOSJA
Barcelona e shikon yllin argjentinas, si zëvendësues afatgjatë

SPANJE - Barcelona do të tentojë të nënshkruajë me sulmuesin argjentinas Julian Alvarez  nga Manchester City. Fituesi i Kupës së Botës po kalon një sezon të mrekullueshëm me gjashtë gola dhe pesë asistime në 13 ndeshje për “Citizens” dhe ka filluar ta eklipsojë Erling Holland.

Botimi spanjoll “Sport” bën të ditur se katalanasit po monitorojnë Alvarezin, pasi janë në proces të kërkimit të një zëvendësuesi afatgjatë për Robert Lewandowski. Polaku me eksperiencë iu bashkua ‘Blaugranave’ në një transferim prej 50 milionë euro verën e kaluar nga Bayern Munich dhe ka shënuar 33 gola në të gjitha garat. 

Lewandowski ka kontratë me Barçën deri në verën e vitit 2026, por ndoshta nga sezoni i ardhshëm do të fillojë të marrë më pak minuta lojë në skuadër.

Trajneri i Barçës, Xavi Hernandez dhe drejtori sportiv Deco, i pëlqejnë paraqitjet e Alvarez dhe e shohin atë si një sulmues të madh. Ata duan të sigurojnë një zëvendësim mjaft të mirë për Lewandowski dhe besojnë se argjentinasi është një kandidat ideal.

Publikimi shton se Xavi është një tifoz i madh i Alvarez për shkak të aftësisë së tij për të shënuar gola dhe për të krijuar raste. Gjithashtu, përveç faktit që argjentinasi mund të luajë në krye të sulmit, mund të operohet edhe në krahë dhe pas sulmuesit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll