Sport

Një tjetër Bellingham te ‘los blancos’? Real Madridi ka dërguar skautë në Angli për vëllanë e vogël të fenomenit Jude...

Në ndeshjen mes Malit të Zi dhe Anglisë, të mërkurën e kaluar dhe e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Evropian U-19, pinjolli më i vogël i familjes Bellingham, shkëlqeu.

17 Tetor 2023, 13:53 Nga DOSJA

SPANJE - "Dy Bellingham është më i mirë se një". Kjo është me shumë gjasa ajo që mendon Real Madridi.

Klubi spanjol, raporton “The Sun”, ka dërguar disa vëzhgues për të ekzaminuar me kujdes paraqitjen e Jobe, vëllait të vogël të mesfushorit, që po lartëson “Santiago Bernabeun”.

Një tjetër Bellingham te ‘los blancos’? Real Madridi ka

Në ndeshjen mes Malit të Zi dhe Anglisë, të mërkurën e kaluar dhe e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Evropian U-19, pinjolli më i vogël i familjes Bellingham, shkëlqeu.

Jobe Bellingham, i cili mbushi 18 vjeç në shtator (i lindur në 2005), u ble në verë nga Sunderland, me të cilin bëri 12 ndeshje në ligë dhe në Kupën e Ligës, duke shënuar dy gola dhe një asistim.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll