Sport

Southgate përpara sfidës me Italinë: “Kemi një histori fitoresh në ndeshjet e mëdha”

"Performanca jonë më herët në grup na vendosi në një pozicion vërtet të fortë,"- thotë Gareth Southgate

17 Tetor 2023, 10:16 Nga DOSJA
Southgate përpara sfidës me Italinë: “Kemi një histori

ANGLI - “Tre Luanët” përballen me kampionin e Evropës, Italinë të martën mbrëma, në një ndeshje kualifikuese të raundit të 8-të të Grupit “C”, në betejën për një vend në “Euro 2024”.

Anglia tashmë e ka rezervuar biletën e saj për europianin e verës së ardhshme, por trajneri i tyre Gareth Southgate foli para ndeshjes me “Azzurrët”, edhe për finalen e “Euro 2020” në stadiumin “Wembley”, më 17 tetor në orën 21:45.

“Kemi fituar përvojë, përvojë në fitoren e ndeshjeve të mëdha, qëndrueshmëri në lojën tonë. Ne jemi renditur në pesë vendet e para në botë që nga viti 2018, kështu që nuk mendoj se ka pasur një periudhë tjetër në 30-40 vitet e fundit ku ka qenë kështu”,- tha Southgate.

“Qëllimi i parë është gjithmonë kualifikimi në turne. Performanca jonë më herët në grup na vendosi në një pozicion vërtet të fortë. Gjëja e parë që duam të bëjmë është të luajmë mirë, të fitojmë ndeshjen, por e dime, që nëse është minuta e 87-të dhe jemi të barabartë, nuk duhet ta duhet ta braktisim portierin në portë në fund të lojës”, shtoi trajneri i “Tre Luanëve”.

Anglia regjistroi një fitore 2-1 si mysafir ndaj Italisë, në mars të këtij viti. Mbetet për t'u parë nëse "Tre Luanët" do të dyfishojnë suksesin e tyre ndaj “Azzurrëve” në këtë fushatë kualifikuese.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll