Sport

Ancelotti për Fagiolin dhe Tonalin: “Ata janë të sëmurë, harruan një rregull të qartë”

“Këta lojtarë nuk janë mirë, kanë nevojë për trajtim”,- beson trajneri me përvojë.

17 Tetor 2023, 10:23 Nga DOSJA
Ancelotti për Fagiolin dhe Tonalin: “Ata janë të

ITALI - Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka folur edhe mbi temën e diskutueshme të basteve të paligjshme që kanë bërë Niccolò Fagioli dhe Sandro Tonali.

Në Itali kjo ka qenë një temë kryesore ditët e fundit dhe situata për lojtarët e Juventusit dhe Newcastle duket mjaft e komplikuar për momentin.

“Ishte një gabim i rëndë, këta lojtarë nuk janë mirë, kanë nevojë për trajtim. Nga pikëpamja shkencore, varësia nga bixhozi është një sëmundje. Në të njëjtën kohë, unë mendoj se është faji i individëve, jo i gjithë futbollit italian, kjo do të ishte një ekzagjerim”, - tha Ancelotti.

“Drejtësia do të triumfojë. Sipas mendimit tim, këta djem kanë harruar një rregull të qartë: nuk ka bast. Është e thjeshtë, të përkushtuar ndaj punës tonë, ne e dimë mirë këtë. Madje, para çdo sezoni paralajmërojnë se kjo është e ndaluar”,- ka ndarë kreu i Real Madridit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll