Sport

E FUNDIT! Roma dhe Mourinho bien dakort të “divorcohen” në fund të sezonit...

“Special One” nuk do të qëndrojë edhe gjatë në krye të “Ujqërve”.

17 Tetor 2023, 11:48 Nga DOSJA
E FUNDIT! Roma dhe Mourinho bien dakort të “divorcohen” në

ITALI - Roma dhe Jose Mourinho kanë vendosur t'i japin fund marrëdhënies së tyre të përbashkët, ka bërë të ditur gazetari italian Gianluca Di Marzio. 

Ndarja mes dy palëve nuk do të ndodhë në javët, apo muajt e ardhshëm, ndërkohë, që vetëm rezultatet shumë të këqija për “Ujqërit”, mund të çojnë në një largim të parakohshëm.

“Verdhekuqtë” dhe “Special One” kanë vendosur që të mos rinovohet më kontrata midis tyre pas përfundimit të sezonit. Kjo do të thotë se në verën e vitit 2024, Jose Mourinho do të largohet nga Roma.

Tekniku portugez e mori përsipër klubin nga kryeqyteti italian në verën e vitit 2021. Një vit më vonë, Mourinho ishte i rëndësishëm në fitoren e Romës në Conference League.  Pas përfundimit të qëndrimit në “Stadio Olimpico”, Mourinho nuk e përjashton një qëndrim të mundshëm në Evropë.

I preferuari për vendin e Jose në krye të Romës është Antonio Conte, i cili aktualisht është pa klub. Sezoni i ri do të ketë ndryshime të mëdha në Romë, pasi edhe drejtori sportiv Thiago Pinto gjithashtu do të largohet nga klubi.

Skuadra e Romës aktualisht është në vendin e 10-të në renditjen e Serie A. “Special One” do të synojë ta çojë skuadrën në një vend në Evropë këtë sezon.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll