Sport

Conte kujton ditën kur kërcënoi Mourinhon: “Kurrë mos harroni, se unë vij nga rruga”...

Marrëdhënia mes dy trajnerëve të njohur, në Angli ishte mjaft e turbullt

17 Tetor 2023, 13:26 Nga DOSJA
Conte kujton ditën kur kërcënoi Mourinhon: “Kurrë mos

ITALI - Antonio Conte ka folur për José Mourinhon në një intervistë për Rai, që do të transmetohet vetëm këtë të martë, por shtypi italian tashmë ka pasur akses në disa fragmente. 

Trajneri transalpin, i cili ka mbetur i papunë që nga largimi prej Tottenhamit këtë vit, është përzgjedhur për stolin e Romës, ku punon trajneri portugez dhe atë të Napolit, por Conte shpjegon se nuk i pëlqen t'u bashkohet klubeve në mes të sezonit.

"Këto janë dy klube që do të doja t'i drejtoja, për shkak të pasionit të tifozëve të tyre. Shpresoj që një ditë të kem mundësinë ta jetoj atë përvojë",- ka pranuar Conte, 54 vjeç, i cili madje është kontaktuar nga presidenti i Napolit për të zëvendësuar Rudi Garcia. “Nuk më pëlqen të pranoj ftesa në mes të sezonit, sepse ka situata që janë krijuar para ardhjes sime”.

Trajneri italian u përball edhe në një konflik që pati me José Mourinhon në Angli, kur ai drejtonte Chelsean dhe i tha trajnerit portugez (që ishte te Manchester United) se një ditë do të “takohemi në zyrën time”. Kur gazetari kërkoi më shumë detaje rreth asaj që ndodhi, Conte thjesht tha: “Unë vij nga rruga, mos e harroni kurrë këtë”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll