Sport

Atletico i vendos çmimin, do të kërkojë 80 mln. euro nga Barcelona për Joao Felix...

Barcelona, për shkak të gjendjes së rëndë financiare, nuk mund të përballojë shpenzime të tilla, kështu që skenari i një huazimi të ri për Felix-in dhe kthimi i tij me çmim të reduktuar në vitin 2025 është i mundshëm.

17 Tetor 2023, 11:57 Nga DOSJA
Atletico i vendos çmimin, do të kërkojë 80 mln. euro nga

SPANJE - Atlético Madrid pret të marrë 80 milionë euro për sulmuesin Joao Felix, i cili është i huazuar te Barcelona, ​​raporton “Diario Sport”. 

Drejtuesit e ‘bardhekuqve’ kanë njoftuar katalanasit se janë gati të lirojnë portugezin 23-vjeçar për një ofertë prej 80 milionë euro.

Barcelona, ​​për shkak të gjendjes së rëndë financiare, nuk mund të përballojë shpenzime të tilla, kështu që skenari i një huazimi të ri për Felix-in dhe kthimi i tij me një çmim të reduktuar në vitin 2025, është i mundshëm.

Barcelona nënshkroi me portugezin 23-vjeçar nga Atletico Madrid në merkaton e verës. Ai luajti 8 ndeshje për ekipin në të gjitha garat, duke shënuar 3 gola dhe duke bërë 3 asistime.

“Camp Nou” pritet ta mbajë Felix-in edhe pas përfundimit të periudhës së huazimit, ndërkohë që vetë sulmuesi ka thënë se është i lumtur që do të luajë për klubin katalanas.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll