Sport

Chelsea mund ta ulin çmimin e Lukakut për ta shitur përfundimisht te Roma...

Chelsea është gati ta shesë sulmuesin belg Romelu Lukaku për më pak para

17 Tetor 2023, 10:40 Nga DOSJA
Chelsea mund ta ulin çmimin e Lukakut për ta shitur

ANGLI - Sipas “Calciomercatoweb”, gjigantët anglezë të Chelsea do të ishin të gatshëm ta ulin çmimin e kërkuar për Romelu Lukakun, në mënyrë që ta bëjnë transferimin e tij të përhershëm më të përballueshëm për Romën.

“Big-Rom” ka bërë një fillim të shkëlqyeshëm në karrierën e tij në Serie A që kur u huazua nga klubi i Londrës perëndimore në verë, duke shënuar shtatë gola në tetë ndeshjet e tij të para për Romën në të gjitha garat. 

Ish-sulmuesi i Manchester United dhe Interit, u transferua te Roma në ditët e mbylljes së merkatos së verës. Pati edhe një sagë të gjatë transferimi që prishi plotësisht marrëdhëniet e Lukakut me Interin.

Skuadra e Jose Mourinhos mund të kërkojë të nënshkruajë përgjithmonë me sulmuesin 30-vjeçar në vitin 2024. Dhe ata tashmë janë duke hedhur bazat për këtë transferim. Me Interin dhe Juventusin që i përplasin derën Lukakut pas kaosit rreth transferimit të tij të propozuar këtë verë, dhe dëshirës së lojtarit për të qëndruar në Itali, Roma ka një avantazh të rëndësishëm në negociatat e transferimit me Chelsean, të cilët janë të gatshëm për ta shitur belgun.

30-vjeçari ka edhe tre vjet të mbetura në kontratën e tij me Chelsea dhe Fabrizio Romano raportoi së fundmi, se ai do t'i kushtonte Romës rreth 37 milionë paundë, nëse ata do ta nënshkruanin atë përgjithmonë verën e ardhshme. Megjithatë, duket se ata mund të ulin çmimin për të lehtësuar një marrëveshje për Romën.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll