Sport

"Zotëri, këtu në dhomat e zhveshjes ka erë alkooli", ishte e vërtetë! Fabio Capello kujton kohën e tij te Real Madridi...

Trajneri italian tregoi rastin edhe pse vendosi ta largojë Ronaldo, 'fenomenin'

17 Tetor 2023, 13:39 Nga DOSJA

ITALI - Fabio Capello kujtoi periudhat e tij në Real Madrid (1996/1997 dhe 2006/2007) në një universitet në Milano, duke u ndaluar më gjatë veçanërisht atë të fundit, të shënuar nga largimi i brazilianit Ronaldo. Por ‘fenomeni’ nuk ishte i vetmi që, sipas trajnerit italian, tregoi mungesë profesionalizmi në dhomat e zhveshjes së ‘Merenges’.

“Në shkurt të vitit 2007 vendosa të largoja Ronaldon, ai ishte dikush që pëlqente festat dhe përfshiu edhe grupin”, tha trajneri 77-vjeçar. "Atë vit (2007) ai peshonte 94 kilogramë. Në Kupën e Botës në Kore në 2002, ai peshonte 82. I thashë të binte në peshë dhe ai arriti... në 92.5."

Capello kujton se Silvio Berlusconi, asokohe president i Milanit, e kishte telefonuar për t'i kërkuar informacione për Ronaldon dhe trajneri e këshilloi kundër nënshkrimit të tij. "Më telefonoi një ditë, për të kërkuar këshilla për blerjen hipotetike të brazilianit. Unë e këshillova kundër, i thashë që ishte një lojtar që frekuentonte festat dhe që mendonte vetëm për femrat. Ai më tha 'ok, faleminderit Fabio'. Të nesërmen lajmet ishte: “Ronaldo te Milani”.

Por mesa duket braziliani nuk ishte problemi i vetëm, që Capello kishte në duar. "Një ditë Ruud van Nistelrooy më tha 'zotëri, këtu në dhomat e zhveshjes bie erë alkooli'. Ishte e vërtetë", shpjegon ish-trajneri italian i Real Madridit.

"Zotëri, këtu në dhomat e zhveshjes ka erë

Trajneri pranoi se kishte probleme edhe me Antonio Cassanon. "Kam pasur debate me Cassanon. Ai kërkonte patate të skuqura para çdo ndeshjeje, gjë që ishte e papranueshme. Unë isha më shumë i mërzitur me shefin sesa me të. Nuk e kuptoja pse i bënte këto gjëra".

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll