Sport

“Euro 2024”/ Shqipëri-Çeki, ja formacionet e mundshme…

Kuqezinjtë janë lider të grupit “E” me 10 pikë, dy më shumë se rivali i sotëm, por që çekët kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.

12 Tetor 2023, 13:23 Nga DOSJA

TIRANE - Do të jetë një ndeshje tepër e rëndësishme për rrugën drejt kualifikimit për në finalet e Kampionatin Evropiane “Euro 2024” përballja e sotme ndërmjet Shqipërisë dhe Republikës së Çekisë.

Kuqezinjtë janë lider të grupit “E” me 10 pikë, dy më shumë se rivali i sotëm, por që çekët kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.

Fitorja për secilën skuadër do të thoshte praktikisht sigurim i kualifikimit për në finalet e “Euro 2024”.

Trajneri i Shqipërisë, Sylvinho, para ndeshjes ka deklaruar se kjo është njëra nga tri finalet e mbetura për t’u luajtur dhe se lojtarët kuqezinj duhet të derdhin shumë djersë në fushë për të siguruar një rezultat pozitiv.

Shqipëria do të luajë në këtë ndeshje në mungesë të sulmuesit Armando Broja, si dhe të qendërmbrojtësve Ardian Ismajli dhe Marash Kumbulla për shkak të lëndimeve, ndërsa pjesa tjetër është në dispozicion.

Kjo sfidë kaq e rëndësishme nis nga ora 20:45 në “Air Albania”, ndërkohë që formacioni i mundshëm i kuqezinjve tanë do të jetë:

Shqipëria: Berisha; Hysaj, Ajeti, Djimsiti, Mitaj; Ramadani, Asani, Bajrami, Asllani; Cikalleshi, Seferi.

“Euro 2024”/ Shqipëri-Çeki, ja formacionet e

Sakaq, formacioni i mundshëm i Çekisë, mendohet: Pavlenka; Holes, Brabec, Krejci; Coufal, Soucek, Sadilek, Provod; Cerny, Cvancara, Kuchta.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll