Sport

Modric ngre zërin për ndryshimin e rolit te madrilenët: "Unë dua gjithmonë të luaj"...

Futbollisti kroat, i përqendruar te skuadra e tij kombëtare, ka dashur ta bëjë të qartë qëndrimin e tij në lidhje me vazhdimin e zëvendësimeve

12 Tetor 2023, 13:00 Nga DOSJA
Modric ngre zërin për ndryshimin e rolit te madrilenët:

SPANJE - Luka Modric është i përqendruar me kombëtaren kroate këto ditë pushimi për të luajtur dy ndeshje për kualifikimin për “Euro 2024” kundër Turqisë, këtë të enjte dhe kundër Uellsit të dielën e ardhshme.

Për këtë arsye, lojtari foli për situatën aktuale dhe kjo la të kuptohej, se ai e bëri atë për rolin e tij të ri në Real Madrid, ku ka dalë dytësor. 

"Unë nuk dua të jem jashtë skuadrës. Unë dua të luaj dhe nëse është e nevojshme çdo tre ditë nuk ndodh asgjë. Ndihem mirë fizikisht. Çdo gjë që ndodh rreth meje është një proces normal, kështu që unë thjesht e pranoj dhe kjo është Duhet të përgatitem mendërisht për të",- filloi numri '10' kroat. 

"Është e vërtetë që kjo situatë e pak minutave, është e re për mua. Nuk dua të pushoj, apo pushime, unë dua vetëm të luaj sepse është ajo që më pëlqen më shumë", tha lojtari madrilène, i cili në një farë mënyre, i dërgon një mesazh Carlo Ancelottit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll