Sport

Carlo Ancelotti, nderohet me titullin “Doktor Nderi” nga Universiteti i Parmës…

Universiteti i Parmës do t'i japë trajnerit të Real Madridit, titullin “Doktor Nderi” në Shkencat dhe Teknikat e Veprimtarisë Motorike Parandaluese dhe Përshtatëse.

11 Tetor 2023, 17:00 Nga DOSJA

Carlo Ancelotti, nderohet me titullin “Doktor Nderi” nga

ITALI - Pasi ka fituar pothuajse gjithçka në një fushë futbolli, fillimisht si lojtar dhe më pas si menaxher, i vetmi trajner që ka fituar pesë ligat e para evropiane dhe katër Champions League, dy me Milanin dhe dy me Real Madridin, Carlo Ancelotti bëhet dhe "Doktor Nderi" në Universitetin e Parmës.

Më 11 tetor, Universiteti i Parmës do t'i akordojë titullin “Doktor Nderi” në Shkencat dhe Teknikat e Aktivitetit Motorik Parandalues ​​dhe Përshtatës. Propozimi është bërë nga Departamenti i Mjekësisë dhe Kirurgjisë, i miratuar nga Këshilli Akademik i Universitetit të Emilias dhe më pas i miratuar nga Ministrja e Universitetit dhe Kërkimit, Anna Maria Bernini.

“Është një nder i madh dhe një kënaqësi e madhe për ne”,- tha rektori i Universitetit, Paolo Andre dhe vazhdoi: “dhe ne i jemi shumë mirënjohës Carlo Ancelottit për pranimin e këtij çmimi, i cili vjen nga një qytet që në shumë mënyra ka qenë një udhëkryq themelor në dy karrierat e tij: si futbollist dhe si trajner. 

Ancelotti, - shtoi ai, - është një ambasador i vërtetë i vendit tonë dhe rajonit tonë në botë dhe fakti që arriti të ketë sukses në realitete kaq të ndryshme, e bën atë një legjendë të vërtetë. Do të jetë vërtet një privilegj i jashtëzakonshëm ta kemi atë në mesin e të diplomuarve tanë."

Në ceremoninë që do të hapet nga rektori i Parmës, Ancelotti do të prezantojë doktoraturën me titullin “Futbolli, një shkollë jete”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll