Sport

Manchester City gati ta “lidhi” Haaland me një kontratë të re të përjetshme...

Manchester City po përgatitet t'i ofrojë një kontratë të re sulmuesit “vrasës” 23-vjeçar, me qëllim heqjen e një klauzole në kontratë

11 Tetor 2023, 16:00 Nga DOSJA
Manchester City gati ta “lidhi” Haaland me një kontratë

ANGLI - Manchester City është i gatshëm t'i japë fund çdo mundësie largimi të Erling Haaland. 

Sulmuesi norvegjez ka kontratë deri në verën e vitit 2027, por klauzola prej 200 milionësh, e lë gjithmonë të hapur mundësinë që ai të joshet nga një skuadër tjetër.

Sipas një raportimi nga Italia, Manchester City po përgatitet t'i ofrojë një kontratë të re sulmuesit “vrasës” 23-vjeçar, me qëllim heqjen e klauzolës. 

Siç vë në dukje “Gazzetta dello Sport”, kampionët e Europës pritet të përmirësojnë pagat e Haaland, duke dashur në këtë mënyrë ta bindin atë të firmosë, që klauzola në fjalë të hiqet.

Synimi i Cityt, natyrisht, është t’i marrë gjërat në duart e veta dhe ta menaxhojë plotësisht çështjen e Haaland, pasi nuk është sekret që skuadra si Real Madrid, Barcelona dhe Paris Saint-Germain... duken si të përgjumur, por në realitet presin momentin e duhur për të “trokitur” në derën e qendërsulmuesit norvegjez.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll