Sport

"Euro 2024"/ Shtyhet Kosovë - Izrael, reagon presidenti i Federatës Izraelite: “Askush nuk e ka mendjen te futbolli”...

Ndeshja Kosovë-Izrael, e vlefshme për eliminatoret e “Euro 2024” nuk do të luhet. Kjo sfidë është shtyrë për një moment të dytë.

11 Tetor 2023, 16:50 Nga DOSJA

"Euro 2024"/ Shtyhet Kosovë - Izrael, reagon presidenti i

KOSOVE - Ndeshja mes Kosovës e Izraelit përfundimisht nuk do të zhvillohet. Kështu ka bërë të ditur sot presidenti i Federatës së Futbollit të Izraelit, Moshe Zuarez.

I pari i futbollit në Izrael, ka deklaruar se momentalisht askush nuk e ka mendjen te futbolli dhe presin që UEFA të caktojë një datë tjetër për ndeshjen ndaj Kosovës, e cila nuk pritet të jetë afër.

“Ne presim të dimë kohën e lojës së shpejti, por sigurisht që nuk do të ndodhë shumë shpejt. Për momentin, askush nuk mendon të luajë futboll. Situata në vendin tonë është e tmerrshme dhe shpresojmë që e gjithë kjo të përfundojë së shpejti”, tha Zuarez.

Ky takim ishte programuar të luhet më 15 tetor në “Fadil Vokrri” në orën 20:45.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll