Sport

Senol Günes jep dorëheqjen, Burak Yilmaz përkohësisht trajner i Besiktashit…

Burak Yilmaz u bë trajneri i ri i përkohshëm i Besiktashit të martën. Ai do të zëvendësojë përkohësisht Senol Günes, zëvendës i të cilit ishte.

11 Tetor 2023, 13:00 Nga DOSJA
Senol Günes jep dorëheqjen, Burak Yilmaz përkohësisht

TURQI - Burak Yilmaz u emërua trajner i Besiktas të martën, duke zëvendësuar Senol Günes, asistent i të cilit ai ishte. Klubi turk e zyrtarizoi lajmin duke publikuar një njoftim për shtyp në X (ish-Twitter). 

Pas dorëheqjes katër ditë më parë të Senol Günes, ai do të veprojë përkohësisht derisa sa të mbahet një “Asamble e Përgjithshme Zgjedhore e Jashtëzakonshme e klubit”, detajon Besiktas pa specifikuar datën.

Burak Yilmaz (38 vjeç) iu bashkua stafit të skuadrës së Stambollit pak muaj, pasi i dha fund karrierës së tij si lojtar. Gjatë kësaj, sulmuesi me 31 gola në 77 paraqitje ka veshur dy herë ngjyrat e Besiktashit. Herën e parë nga viti 2006 deri në 2008.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll