Sport

VIDEO/ Leo Messi surprizon me gola fantastikë, edhe në stërvitjet me Argjentinën...

Një... gol klasik i Lionel Messit është shënuar nga “Pleshti” edhe në stërvitjen e fundit të “Albiceleste”.

11 Tetor 2023, 16:30 Nga DOSJA

VIDEO/ Leo Messi surprizon me gola fantastikë, edhe në stërvitjet

ARGJENTINE - Goli i Lionel Messit nuk është kurrë surprizë. As kur shënon në mënyrë unike, pasi super ylli argjentinas i ka kthyer në rutinë golat me bukuri të rrallë.

Një gol të tillë ai e ka shënuar në stërvitjen e fundit të kombëtares argjentinase.  Pavarësisht se ka luftuar me një dëmtim javët e fundit, ‘Pleshti’ duket se është në formë të shkëlqyer, duke e dëshmuar këtë me ‘Albiceleste’.

36-vjeçari arriti t’i lërë të mahnitur trajnerët dhe shokët e skuadrës, duke shënuar një gol me një goditje të pamundur në seancën e fundit stërvitore të Argjentinës. 

Kampionët e Botës do të luajnë me Paraguajin dhe Perunë në kualifikueset e Kupës së Botës 2026, me Messin që pritet të luajë në të paktën një nga dy ndeshjet.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll