Sport

Aurelio De Laurentiis “i frikësuar”? Presidenti nuk dëshiron tani, që Superkupa e Italisë të zhvillohet në Arabinë Saudite...

Pas sulmeve të Hamasit ndaj Izraelit, presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis tha të martën, se ai dëshironte që Superkupa e Italisë të luhej në Itali dhe jo më në Arabinë Saudite.

11 Tetor 2023, 14:00 Nga DOSJA
Aurelio De Laurentiis “i frikësuar”? Presidenti nuk

ITALI - Sulmet e Hamasit kundër Izraelit këtë fundjavë dhe reagimi i shtetit hebre që pasoi, mjaftuan për të ftohur e madje shqetësuar Aurelio De Laurentiis. 

Presidenti i Napolit pohoi këtë të martë, se tani dëshiron që të zhvendoset Superkupa e Italisë në gadishullin Apenin. Gara në të cilën do të marrë pjesë skuadra e tij është planifikuar të zhvillohet në Arabinë Saudite, nga data 21 deri më 25 janar 2024.

“A e keni parë se çfarë po ndodh në Izrael? Mund të ketë një bllokadë ajrore mbi këto rajone,”- shprehet De Laurentiis, cituar nga agjencia italiane e shtypit ANSA, gjatë një tryeze të rrumbullakët të organizuar nga një universitet në Romë. 

“Si mund të mendoni të ulni në një avion 120 lojtarë, dhe e gjitha kjo për të fituar disa milionë më shumë? Le ta bëjmë në Stadio Olimpico,”- sugjeroi ai përpara se të këmbëngulte: “Nuk është se dua ta bojkotoj. Thjesht kërkova që të mendojmë për këtë.”

Kampionët e Italisë, Napoli, është një nga katër skuadrat që do të konkurrojnë pët Superkupën e Italisë në vendin e Gjirit, së bashku me Lazio, Inter Milan dhe Fiorentinën. Para këtij sezoni, kompeticioni zhvillohej vetëm me një ndeshje të kampionin italian kundër fituesit të Kupës. Versioni i ri tashmë ka ndryshuar dhe në këtë garë do të jenë dy të parët në Serie A dhe dy finalistët e Kupës së Italisë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll