Sport

Guardiola dhe mundësia për të qenë trajner i Juventusit: “Më pëlqen ushqimi italian"…

Trajneri i Manchester Cityt garanton se ai nuk u kërkua kurrë nga ‘bardhezinjtë’

11 Tetor 2023, 11:00 Nga DOSJA

Guardiola dhe mundësia për të qenë trajner i Juventusit:

ITALI - Pep Guardiola siguroi gjatë një vizite në një shkollë në Itali, se Juventusi nuk u përpoq kurrë ta nënshkruante me të, megjithëse tashmë ka pasur disa zëra për interesimin e ‘bardhezinjve’ për shërbimet e trajnerit katalanas të Manchester Cityt.

“Juve nuk më ka kërkuar kurrë”, siguroi trajneri. “A do të pranoj të jem trajner i Juventusit? Në Itali ushqimi është shumë i mirë dhe unë vij shpesh këtu me pushime”,- tha Guardiola në mënyrë enigmatike.

Trajneri tashmë, i cili ka luajtur me Brescian dhe Romën, shpjegoi gjithashtu se nuk ndihet i lodhur nga stërvitjet. “Herët a vonë ai moment do të vijë (të ndalet) sepse në jetë ka faza kur duhet të thuash mjaft”,- shpjegoi ai.

Guardiola foli me 1500 studentë, në një event të titulluar 'si të përdorim talentin dhe punën në grup për të përballuar dhe kapërcyer më mirë sfidat e jetës' dhe la disa këshilla për të rinjtë. "Askush nuk bëhet i fortë i shtrirë në shtrat, ose në Instagram. Nëse doni të jeni fotograf, duhet të bëni mijëra foto. Problemi tani është se ne mendojmë më shumë për atë që thonë të tjerët, sesa për veten tonë."

Dhe ai vazhdoi: "Të gjithë lojtarët sot mendojnë se luajnë shumë mirë. Ata lexojnë disa komente dhe shkojnë në shtëpi të trishtuar. Dhe anasjelltas. Të rinjtë duhet të mendojnë vetëm për mendimin e tyre, që është ajo që ka vërtet rëndësi. Talenti zhvillohet. Nëse praktikoni dhe bëni gabime. Ju pëlqen të luani futboll? Luajni shumë.

Nëse qëndroni në shtëpi, ose në rrjetet sociale nuk do të arrini të jeni të suksesshëm, është më e vështirë. Duhet talent për të bërë diçka të veçantë, por sigurisht që ‘do të’ nuk është e mjaftueshme nëse nuk ka orë dhe orë të mjaftueshme sakrificash pas. Kjo nuk do të jetë sakrificë nëse bëni diçka që ju pëlqen."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll