Sport

Shpëton Mike Maignan, disiplina e pezullon një ndeshje, do të munguar ndaj Juves...

I përjashtuar të shtunën kundër Genoas, Mike Maignan mori një pezullim me një ndeshje. Portieri francez i Milanit do të mungojë vetëm në ndeshjen e Serisë A kundër Juventusit.

11 Tetor 2023, 08:30 Nga DOSJA
Shpëton Mike Maignan, disiplina e pezullon një ndeshje, do të

ITALI - Mike Maignan do të humbasë vetëm ndeshjen e radhës në Serie A kundër Juventusit më 22 tetor. Portieri i Milanit u pezullua një ndeshje për daljen e tij të rrezikshme kundër Genoas, për të cilën u ndëshkua me karton të kuq mbrëmjen e së shtunës.

Ndërkombëtari francez do të zëvendësohet nga Marco Sportiello. Dhe jo nga Olivier Giroud, i cili për shkak të zëvendësimeve të kryera, u detyrua të bëjë portierin për disa minuta, duke ruajtur fitoren në fushën e Genovas (1-0) dhe vendin e parë për klubin lombard.

Kjo ndeshje i ditës së 8-të të Serisë A ndaj Juventusit do të luhet edhe pa mbrojtësin francez Theo Hernandez, i pezulluar për një ndeshje, pasi mori kartonin e tij të pestë të verdhë të sezonit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll