Sport

Yamal i dëmtuar, largohet nga ‘La Roja’…

Këtë të martë, federata spanjolle bëri me dije se sulmuesi i Barcelonës, Lamine Yamal, i dëmtuar në këmbën e majtë, do të largohet nga kombëtarja dhe për këtë arsye nuk do të marrë pjesë në ndeshjet kundër Skocisë dhe Norvegjisë.

11 Tetor 2023, 09:30 Nga DOSJA
Yamal i dëmtuar, largohet nga ‘La Roja’…

SPANJE - Të dielën, Lamine Yamal doli jashtë me një dëmtim, pasi shënoi golin e parë me ngjyrat e Barçës kundër Granadës (2-2), duke u bërë me këtë rast, lojtari më i ri që shënon, në historinë e La Ligës, me 16 vjet e 87 ditë. 

Nuk është çudi, këtë të martë, Federata Spanjolle (RFEF) bëri me dije se sulmuesi i ri, i cili ka dy përzgjedhje, do të largohet nga grumbullimi i ‘La Roja’ dhe për këtë arsye nuk do të marrë pjesë në ndeshjet kundër Skocisë dhe Norvegjisë për kualifikimet për “Euro 2024”.

Talenti i madh i futbollit spanjol, i cili ka mbledhur rekorde të parakohshme që në muajt e tij të parë në elitë, po largohet nga ‘La Roja’, pasi u “ ekzaminua nga shërbimet mjekësore” të federatës, tha RFEF. Barça kishte njoftuar më herët se ai vuante nga një “dëmtim në iliopsoas (muskulin) e këmbës së majtë”.

18 ditë para “El Clasico” kundër Real Madridit, më 28 tetor në kryeqytetin katalanas, Barçës po shtohen të dëmtuarit. Përveç Yamal, mungojnë edhe lojtarë të rëndësishëm si mesfushorët Pedri dhe holandez Frenkie De Jong, sulmuesi brazilian Raphinha, polaku Robert Lewandowski, si dhe mbrojtësi francez Jules Koundé.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll