Sport

De Laurentiis: “E telefonova Luís Enriquen, por jam i lumtur që shkoi në Francë"…

Presidenti i Napolit merr frymë i lehtësuar, pasi nuk e ka punësuar trajnerin aktual të PSG-së në verë.

11 Tetor 2023, 10:00 Nga DOSJA

De Laurentiis: “E telefonova Luís Enriquen, por jam i lumtur

ITALI - Aurelio De Laurentiis ka pranuar në deklaratat për gazetën ‘La Repubblica’ se ka probleme me trajnerin Rudi Garcia, por është i lumtur që në verë nuk ka nënshkruar me Luis Enriquen, i cili përfundoi drejt PSG-së.

"Unë jam duke kaluar një kohë të vështirë me të (Rudi Garcia). Unë jam një sipërmarrës dhe më duhet të interesohem për atë që ndodh në klub. Trajneri dhe drejtori sportiv janë në shërbimin tim. Unë do të marr vendime në koha e duhur.

Nuk e lë veten të ndikohem nga çfarë thonë ata, vendimet e marra me nxitim janë gjithmonë të këqija. Në jetë nuk është e mundur të kesh gjithçka këtu dhe tani. Duhet të ulësh kokën dhe të punosh",- u shpreh lideri i kampionëve të Italisë.

Rudi Garcia firmosi me Napolin, pasi Luciano Spalletti u largua nga klubi. Por gjërat nuk kanë ecur si sezonin e kaluar dhe skuadra është në vendin e 5-të në Serie A, 7 pikë prapa liderit Milan. “Kur punëson një trajner që nuk e njeh më futbollin italian, është normale.

Nuk ia vlen të fajësosh këdo që vjen, futbolli nuk është si një ndërtesë në ndërtim, e cila nuk do të shembet nëse je i sigurt që e ke ndërtuar mirë. Në futboll ka incidente, lëndime dhe pezullime. Nuk ka zgjidhje matematikore për të fituar titullin dhe besoj se do të jetë një garë deri në fund”. 

Por De Laurentiis pranon se Rudi Garcia nuk ishte zgjedhja e tij e parë. "Unë fola me Thiago Mottan, por ai nuk donte të rrezikonte të zëvendësonte një trajner, që kishte fituar kaq shumë. Telefonova Luis Enriquen dhe për fat ai shkoi në Francë. Shikoni rezultatet atje... Ai nuk më bindi gjatë bisedave që zgjatën tre ditë. Kam thirrur shumë trajnerë”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll