Sport

VIDEO/ Në Torino, zbresin legjendat!... Festë e madhe për 100-vjetorin e Agnellit. Elkann: "Juventus, dashuri familjare"

Shumë kampionë dhe legjenda të futbollit ishin në Torino për të festuar momentin historik. Homazh prekës edhe për Viallin…

11 Tetor 2023, 07:30 Nga DOSJA

VIDEO/ Në Torino, zbresin legjendat!... Festë e madhe për

ITALI - Argëtim, amarkord, gola dhe momente emocioni në homazhin për Gianluca Vialli. Mbrëmja për të festuar 100-vjetorin e pronësisë së Juventusit nga familja Agnelli u organizua në Pala Alpitour në Torino. 

Të pranishëm ishin shumë legjenda dhe ish-lojtarë të klubit, nga Platini dhe Zidane te Del Piero, më të vlerësuarit nga tifozët në tribuna. 

VIDEO/ Në Torino, zbresin legjendat!... Festë e madhe për

Pika kryesore ishte ndeshja mes legjendave të Juventusit: skuadra e bardhë mundi skuadrën e zezë me rezultat 9-6: gola nga Marchisio dhe Iuliano, “hat-trick” Matri dhe golat e Zidane dhe Torricelli për fituesit. Nga ana tjetër ishin golat e Evra, Davids, Ravanelli, Del Piero, Di Livio dhe Ferrara.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll