Sport

Mourinho tregon për lamtumirën e tij me Interin: “Kisha frikë të kthehesha në Milano, për shkak të emocioneve”...

Gjatë intervistës së tij të gjatë me 'Federico Buffa Talks' në Sky, trajneri portugez Josè Mourinho, ka rrëfyer emocionet e tij për trofetë “italiane”

10 Tetor 2023, 13:26 Nga DOSJA

Mourinho tregon për lamtumirën e tij me Interin: “Kisha

ITALI - “Nuk ka histori, por unë e kisha atë të marrjes së titullit të Serisë A. Pavarësisht fitimit, ose mosfitimit të Champions League, kisha një punë bazë, që do t'i kishte shkuar një trajneri tjetër, gjithçka ishte perfekte. Do të kishte qenë më e përshtatshme për mua të qëndroja te Inter, sesa të konkurroja me Barcelonën.

Do të kisha fituar një tjetër ‘scudeto’ të lehtë, do të kishim vazhduar të merrnim medaljen e Kampionëve të Botës për Klube, por nuk do të kishte asnjë kuptim për mua. Lojtarët shumë inteligjentë, e dinin tashmë se çfarë do të vendosja, pas finales së Champions League.

Nuk u ktheva në Milano, sepse kisha frikë se emocionet e mia mund të ndryshonin dhe nuk do të shkoja më te Real Madridi. Unë refuzova të nënshkruaja kontratën me Real Madridin para finales kundër Bayern Munichut, por kisha frikë të kthehesha në Milano, për shkak të emocioneve”.

Të gjithë të kemi parë të qash me Materazzin, por mendoj se ka pasur një të ngjashme me presidentin?
"Ëndrra e tij ishte shtëpia e tij, kupa ishte në shtëpinë e tij për disa ditë. Pata një gëzim të jashtëzakonshëm personal, duke fituar një tjetër Champions League, por duke ditur që për të, kjo ishte ëndrra e tij, investimi i tij, ekonomik dhe emocional, ishte i pabesueshëm. Nuk do t'i harroj kurrë sytë e tij pas finales."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll