Sport

Eden Hazard i thotë lamtumirë futbollit: “Endërra u realizua, por duhet të dish të ndalosh në kohën e duhur”...

Ish-futbollisti i Chelseat dhe Real Madridit i ka dhënë lamtumirën aktivitetit konkurrues, pasi mbeti pa ekip në verë.

10 Tetor 2023, 12:25 Nga DOSJA

Eden Hazard i thotë lamtumirë futbollit: “Endërra u

SPANJE - “Duhet të dish të dëgjosh dhe të ndalosh në momentin e duhur”. Kështu nis postimi i gjatë, i publikuar në profilin e tij në Instagram nga Eden Hazard, i cili në moshën 32-vjeçare vendosi të varë këpucët. I mbetur pa skuadër në verë pas përfundimit të kontratës me Real Madridin, lojtari belg njoftoi tërheqjen e tij nga futbolli në rrjetet sociale, duke i dhënë fund efektivisht epokës së “Brezit të Artë”.

Një shtyllë e ekipit kombëtar belg për më shumë se një dekadë, Hazard fitoi tifozët me lojën e tij teksa udhëhoqi "Djajtë e Kuq" në një gjysmëfinale të Kupës së Botës, të cilën ata e humbën ndaj Francës në 2018 dhe e pasuan me një fitore ndaj Anglisë në finalen për vendin e tretë. 

Futbollisti me origjinë nga  La Louvière ka dhënë më të mirën e tij me klubet që kanë veshur fanelat e Lille, Chelsea dhe Real Madrid, me të cilat fitoi një Champions League, dy Europa League, një Superkupë Evropiane dhe një Kupë të Botës për Klubet, të cilave u shtohen dy edicione të Premier League, dy La Liga dhe një nga Ligue 1. 

Në fund, një falenderim i madh për ju, fansat e mi, që më keni ndjekur gjatë gjithë këtyre viteve dhe për inkurajimin tuaj kudo që shënova. Tani është koha për të shijuar të dashurit e mi dhe për të pasur përvoja të reja. Shihemi së shpejti jashtë fushës miqtë e mi."

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Eden Hazard (@hazardeden_10)

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll