Sport

UEFA ndan “tortën”, Komiteti Ekzekutiv vendos vendet se ku do të mbahen finalet e ‘EURO 2028’ & ‘EURO 2032’…

Mbretëria e Bashkuar (Anglia, Irlanda e Veriut, Skocia dhe Uellsi) dhe Republika e Irlandës, do të presin finalet e ‘EURO 2028’, ndërsa Italia dhe Turqia do të organizojnë së bashku finalet e ‘EURO 2032’.

10 Tetor 2023, 13:16 Nga DOSJA

UEFA ndan “tortën”, Komiteti Ekzekutiv vendos vendet se ku do

ZVICER - Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s mbajti sot mbledhjen e radhës, ku u diskutuan çështje të ndryshme në lidhje me futbollin europian, ku më kryesorja ishte zgjedhja e vendeve që do të presin finalet e Kampionatit Europian ‘EURO 2028’ dhe ‘EURO 2032’.

Në këtë mbledhje, ku ishte i pranishëm edhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka, në cilësinë e zv.presidentit të UEFA-s, Komiteti Ekzekutiv vendosi që Mbretëria e Bashkuar (Anglia, Irlanda e Veriut, Skocia dhe Uellsi) dhe Republika e Irlandës, të presin finalet e Kampionatit Europian ‘EURO 2028’, ndërsa Italia dhe Turqia do të organizojnë së bashku finalet e Kampionatit Europian ‘EURO 2032’.

UEFA ndan “tortën”, Komiteti Ekzekutiv vendos vendet se ku do

KE-ja miratoi gjithashtu kalendarin për mbledhjet e radhës, si edhe çështje të tjera që kanë të bëjnë me anën administrative të UEFA-s.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll