Sport

Cora Schumacher ka marrë një vendim të guximshëm në moshën 46-vjeçare! Ish-gruaja e pilotit të F1: “Disa janë të zemëruar”... (foto)

Cora Schumacher (46), ish-bashkëshortja e Ralf Schumacher (48), mori një vendim të guximshëm disa muaj më parë.

9 Tetor 2023, 11:29 Nga DOSJA

Cora Schumacher ka marrë një vendim të guximshëm në

GJERMANI - Aktorja dhe prezantuesja televizive nga Gjermania ishte e martuar me ish-pilotin e Formula 1 nga viti 2001-2015 dhe së bashku kanë një djalë, Davidin (21). Ralf është vëllai i Michael Schumacher (54 vjeç), i cili pothuajse 10 vjet më parë pësoi një aksident të tmerrshëm në ski, dhe që atëherë  gjendja e tij e vërtetë shëndetësore është e paqartë.

Në mes të korrikut, Cora Schumacher zbuloi se kishte hapur një llogari në një platformë për të rritur dhe ndjekësit e saj duhej të paguanin një abonim mujor prej 29 dollarësh për të parë postimet e saj.

Me shumë gjasa ajo ka marrë kritika për hapin që ka bërë dhe nuk ka nguruar të përgjigjet me një mesazh në rrjetet sociale. “Disa njerëz janë të zemëruar, sepse nuk jam ashtu siç ata më prisnin. Zoti vazhdoftë t'i zhgënjejë ata”,- ka shkruar Cora Schumacher.

“Faqja ime do të jetë kuptimplotë, por do të mbetet padyshim estetike. Unë e dua trupin tim dhe pse nuk duhet të jem në gjendje ta ndaj atë me të tjerët? Ky nuk duhet të jetë problem që nga Playboy. Unë jam 46 vjeç dhe ndihem shumë mirë në lëkurën time. Pse nuk do të mund të ndaja me publikun një ose dy foto topless”,- theksonte Cora Schumacher, sipas “Bild”, 3 muaj më parë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll