Sport

Vendimi i paprecedentë i Milanit, pasi Giroud hyri në portë dhe u bë hero! Në Angli thonë se është më i mirë sesa Onana...

Olivier Giroud (37 vjeç) ishte heroi i Milanit në ndeshjen kundër Genoas, të fituar nga skuadra e tij në mënyrë dramatike, me rezultatin 1-0.

9 Tetor 2023, 11:00 Nga DOSJA

Vendimi i paprecedentë i Milanit, pasi Giroud hyri në portë dhe u

ITALI - Duke hyrë në fushë në minutën e 66-të, Giroud nuk arriti të shënonte, por në minutën e 90-të +9, ai hyri në portën e skuadrës së tij, pasi portieri Mike Maignan u përjashtua me karton të kuq.

Asgjë nuk ndryshoi. Giroud mori fanelën dhe dorezat nga Maignan dhe bëri një ndërhyrje vendimtare, në një rast shënimi nga George Pușcaș. Këtë ngjarje AC Milan ka dashur ta fiksonte dhe ka nisur një fushatë unike marketingu.

Klubi i “San Siros” vendosi të nxjerrë në shitje bluza portierësh me emrin dhe numrin “9” të Oliver Giroud. Tifozët do të kenë mundësinë të blejnë një fanelë të tillë koleksionin e tyre për disa ditë.

"Të shtunën, Olivier Giroud shkroi historinë duke hyrë në portë me shumë guxim në ndeshjen kundër Genoas. Ne vendosëm të festonim paraqitjen e tij dhe përfshimë fanelën e tij në faqen tonë të internetit, në seksionin e destinuar për portierët",- raportoi AC Milan tek “RMC Sports”.

Ndërhyrja e guximshme e Giroud ka shkaktuar batuta në internet, pas fillimit katastrofik të Andre Onanës në portë për Manchester United.

Ish-portieri i Interit ka gabuar në shumicën e ndeshjeve të luajtura për “Djajtë e Kuq”, duke pësuar lehtësisht gola. Onana ka vetëm një ndeshje pa pësuar gol në kampionat, si Olivier Giroud, siç vunë në dukje edhe tifozët. 

Vendimi i paprecedentë i Milanit, pasi Giroud hyri në portë dhe u

“Mund të konfirmoj se Giroud është një portier më i mirë se Onana”, “Shpëtimi i Olivier Giroud është më i mirë se karriera e Onanës në Manchester United”, “Giroud si portier është më i mirë se Onana”, “Si t'ia shpjegoj fëmijëve që Giroud ka më shumë ndeshje pa gol në tetor se Onana?", janë disa nga komentet në Twitter. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll