Sport

Djali i tij ‘tradhëton’ Wayne Rooney! Kai tregon ‘pankinën’ e re të babit, pas njoftimit për ndarjes nga DC United…

Anglezët shkruajnë se djali i Wayne Rooney, Kai, kishte zbuluar padashur destinacionin e ardhshëm të babait të tij.

9 Tetor 2023, 10:30 Nga DOSJA

Djali i tij ‘tradhëton’ Wayne Rooney! Kai tregon

SHBA - Wayne Rooney ka konfirmuar se po largohet nga posti i tij si trajner i ekipit të MLS-së, DC United dhe planifikon të kthehet në Angli për të vazhduar karrierën e tij si trajner.

“Mendoj se është koha e duhur. Bëra gjithçka që munda për ta çuar klubin në “play-off”. Nuk bëhet fjalë për një gjë që ka ndodhur. Është koha e duhur në karrierën time. Më pëlqeu vërtet koha këtu. Kam pasur shumë ndihmë nga pronarët... Thjesht ndjej se është koha e duhur që të kthehem në Angli, së pari, pa dyshim që të shoh familjen time”,- tha  Wayne Rooney kur njoftoi ndarjen e tij nga DC United.

Në moshën 37-vjeçare, Rooney ka një shans të madh për të marrë drejtimin e Birminghamit, pasi trajneri i tyre aktual, John Eustace, po monitorohet nga një numër klubesh të Premier League pas një fillimi të fortë të sezonit.

Kai ka zbuluar destinacionin e radhës të Wayne Rooney

Ish-ylli i NFL, Tom Brady, i cili është mik me Rooneyn, zotëron një pjesë të klubit të Birminghamit dhe “Daily Mail” pretendon se ka pasur një marrëveshje mes të dyve që në shtator.

Djali i madh i Rooneyt, Kai, raportohet se ka lënë të kuptohet pa dashje nëpërmjet rrjeteve sociale, se stoli i Birminghamit do të jetë destinacioni i ardhshëm i babait të tij, pasi ai filloi të ndiqte disa nga lojtarët e ekipit të parë të klubit dhe të akademisë në mediat sociale.

Djali i tij ‘tradhëton’ Wayne Rooney! Kai tregon

Kai (13) aktualisht është pjesë e akademisë së Manchester United, duke u zhvilluar si sulmues në ish-klubin e babait të tij, ku ai u bë një legjendë.

Rooney është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave i United me 253 gola për klubin, ndërsa Kai bën përshtypje në mesin e lojtarëve të rinj të klubit, ku përdoret shpesh edhe si sulmues.

Profili i adoleshentit në Instagram tregon se ai ka filluar të ndjekë disa lojtarë të Birminghamit dhe llogarinë zyrtare të klubit, pretendojnë anglezët.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll