Sport

Skandali i ditës në Premierligë! Kërceu nga pankina për të sulmuar gjyqtarin, Klopp ndërhyri për të qetësuar kolegun...

De Zerbi, trajneri i Brighton-it, u ndëshkua me karton të verdhë për shkak të protestës ndaj arbitrin kryesor Anthony Taylor…

9 Tetor 2023, 08:00 Nga DOSJA

Skandali i ditës në Premierligë! Kërceu nga pankina për

ANGLI - Brighton dhe Liverpool barazuan 2-2 në xhiron e 8-të të Premierligës dhe një nga “aktorët” kryesorë të ndeshjes ishte edhe italiani Roberto De Zerbi, i cili u dallua për protestat dhe shpërthimet nervore ndaj gjyqtarëve.

Në minutën e 70-të të ndeshjes në stadiumin “Amex”, me rezultatin 1-2, vendasit kërkuan një penallti, pasi gjuajtja e Kaoru Mitoma u bllokua nga Virgil Van Dijk dhe më pas topi goditi dhe dorën e holandezit.

Tepër i zemëruar që arbitri nuk i dha një penallti ekipit të tij, Roberto De Zerbi kapërceu vijën e pankinës dhe sulmoi arbitrin kryesor Anthony Taylor, si dhe atë zëvendësues.

Skandali i ditës në Premierligë! Kërceu nga pankina për

Në fund, De Zerbi, trajneri i Brighton-it, u ndëshkua me karton të verdhë për shkak të protestës. Sakaq Jurgen Klopp, trajneri i Liverpool-it, ka ardhur në stolin e mikpritësve për të qetësuar kolegun e tij italian.

Brighton dhe Liverpool barazuan 2-2 në xhiron e 8-të të Premier League. Adingra dhe Lewis Dunk shënuan për mikpritësit, ndërsa Mohamed Salah shënoi një dygolësh për mysafirët.

Skuadra e Roberto De Zerbit është në vendin e 6-të në tabelë me 16 pikë, ndërsa skuadra e Klopp është e 4-ta me 17 pikë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll